


“Jemi motrat Kajtazi dhe po e bëjmë këtë video për të treguar të vërtetën dhe për t’i çjerrë maskën atyre që e quajnë veten prindërit tanë”. Kështu e nisin rrëfimin 2 motrat Kajtazi në videot e publikuara më 11 gusht në YouTube. Vetëm tre ditë para se të gjendeshin nga policia në Vlorë, motrat Kajtazi 18 dhe 14 vjeçe kane regjistruar 4 video me telefon.
Lexoni më poshtë: Hetimet e policisë, po shfrytëzohen videot e zbuluara
Zbulohen 88 minutat e rrëfimit të dy motrave nga Durrësi, Orialda dhe Klevisa Kajtazi, të cilat u larguan nga familja pasi helmuan prindërit dhe motrën e madhe si dhe i vunë zjarrin shtëpisë.
Në këto regjistrime, audio dhe video, të hedhura në YouTube para arrestimit nga policia, Orialda dhe Klevisa flasin për një histori dhune dhe keqtrajtimi nga prindërit.
Në katër videot që i gjeni më poshtë ato jo vetëm që i akuzojnë prindërit për dhunë, por shtojnë edhe se motra e tyre e madhe sipas tyre është me probleme mendore.
Kanë qenë dy motrat Orialda 18 vjeçe dhe Klevisa 14 vjeçe, ato që kanë publikuar videot ndërsa ndodheshin në arrati, në YouTube, ku në dy prej të cilave dëgjohet vetëm zëri.
Orialda tregon se si e rrahën prindërit pasi kishte tradhtuar të fejuarin, për të cilin thotë se ia kishin dhënë me zor.
Ato deklarojnë se nuk duan të kthehen në shtëpi dhe se vetëm të vdekura do e bëjnë një gjë të tillë. Në të gjitha videot, motrat flasin me një gjuhë urrejtje për prindërit dhe motrën e madhe.
“Ne gjallë në botë nuk kthehemi në familje, më mirë e vdekur sesa të kthehem në familje. Ata do të thonë se t’i harrojmë të gjitha. Do thonë: Nuk do t’i rrahim, do t’i tërheqim akuzat, por sa të kthehemi në do na rrahin, do na vrasin e do na hedhin në kanal e do thonë se kanë ikur vetë. Ata mund të më hedhin të gjitha fajet mua se unë jam më e madhe e ha burgun, këtë e fusin në psikiatri se është më e vogël”, – thotë në video 18-vjeçarja.
Dy të rejat u larguan nga banesa më 16 korrik duke humbur çdo gjumë për thuajse një muaj. Dy adoleshentet nuk kishin ndërmend të ktheheshin në shtëpi, pasi nuk besonin se sjellja e prindërve të tyre mund të ndryshonte.
Sipas policisë vajzat durrsake nuk janë shfrytëzuar nga askush dhe e kanë thurur planin e arratisë, të vetme, me qëllimin për t’u hakmarrë ndaj prindërve, duke i hedhur qetësues në ushqim, duke djegur shtëpinë dhe duke vjedhur paratë. /a.y/noa.al/
Hetimet e policisë, po shfrytëzohen videot e zbuluara
Videot e publikuara në YouTube, ku motrat Kajtazi shryjnë mllefin ndaj familjarëve i shërbyen policisë për të rënë në gjurmët e vajzave dhe për t’i ndaluar ato në një apartament në Vlorë. Pas mbërritjes në Policinë e Durrësit, ato nuk shfaqën pendesë dhe refuzuan të flisnin me prindërit që kishin shkuar për t’i takuar.
Babi, nëna dhe motra hedhin poshtë çdo akuzë të ngritur nga dy vajzat e vogla të familjes, duke pohuar se gjithçka e thënë në videot e shkarkuara në YouTube janë thjeshtë trillime dhe pa vërteta.
Lidhur me akuzat e ngritura nga ana e dy vajzave, Policia e Durrësit sqaron se nuk ka nisur asnjë procedim penal kundrejt tre pjesëtarëve të familjes Kajtazi, pasi nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton që mbi to të jetë ushtruar dhunë.
Ndërkohë dy motrat Kajtazi pritet të dalin të hënën përpara togave të zeza, ku do të përballen me dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me anë të zjarrit, si dhe vjedhje në bashkëpunim. Helmimi i prindërve e djegia e shtëpisë, motrat Kajtazi gjenden në Vlorë Helmuan prindërit dhe dogjën shtëpinë, dy motrat folën në telefon me një femër para zhdukjes
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





