Transmetuar më 15-08-2015, 11:10

Stresi i zgjatur në kohë mund të ndikojë për agravimin e kancerit të gjirit. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim italian i kryer nga Instituto Superiore di Sanita, në bashkëpunim me Istituto Tumori Regina Elena në Romë dhe Institutin Europian të Onkologjisë, objektivi i të cilit ishte identifikimi i shenjave që përshpejtojnë kancerin.

Ndonëse u zbulua një lidhje mes izolimit social, stresit dhe kancerit të gjirit, mekanizmat që janë në bazë të tij, ende kanë nevojë për shpjegim.

“Dimë se disa lloje stresi psikologjik të zgjatur, janë shkaku kryesor për agravimin e kancerit të gjirit”, thotë Francesca Cirulli, një nga drejtueset e studimit.

Gjithashtu u zbulua se edhe izolimi social për një periudhë në gjatë, ndikon për rëndimin e stresit dhe për zhvillimin e simptomave depresive.

Gjurmët e stresit ndikojn në funksionimin e imunitetit, duke e bllokuar atë dhe duke e përshpejtuar avancimin e patologjisë. Studimi zbuloi se pacientet e stresuara, kishin një gjendje shëndetësore më të rënduara./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd