
Tiranë, 15 gusht 2015, NOA.al- Partia Demokratike thotë se dënon përndjekjen që sipas kësaj partie Kryeministri Edi Rama po i bën punonjësve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.
Në një qëndrim zyrtar të publikuar ditën e sotme, PD shprehet se dërgimi i të dhënave personale ne pikat kufitare me urdhrin ndaj policisë për kontroll të imtesishëm per gazetarët, analistët por dhe qindra punonjësve të Agon Channel, ështe një rekord skandaloz i Edi Ramës dhe një goditje brutale e lirisë së shprehjes.
Në vijim nënvizohet se një persekutim i tillë për një media kritike me qeverinë, duke urdhëruar kontroll të imtësishëm për gazetarët në kufi, është presion dhe turpërim publik i tyre, që nuk ka ndodhur në vendin tonë që prej vendosjes së pluralizmit dhe fitimit të drejtës së shprehjes.
Partia Demokratike e konsideron këtë një sulm të drejtpërdrejtë të Edi Ramës ndaj medias së lirë, dhunim barbar i standardit demkratik, hakmarrje primitive ndaj gazetarëve që nuk mendojnë si ai e që nuk i ka nën kontroll.
“Ne inkurajojmë gazetarët që përndiqen nga Edi Rama të vazhdojnë misionin e tyre në shërbim të lirisë dhe interesit publik. Kauza e tyre sot është kauza e shumicës absolute të qytetarëve te vendit”, thuhet në qëndrimin e PD, ku shtohet se kjo parti është në krah të gazetarëve të lirë dhe e vendosur të mbrojë vlerat themelore të demokracisë si liria e shprehjes./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





