Transmetuar më 15-08-2015, 09:39

Durrës, 15 gusht 2015, NOA.al- Një grua ka humbur jetën në Durrës, pas rrëzimit në një resort turistik në Durrës, ku kishte shkuar për të pushuar.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, 77 vjeçarja L.B., banuese në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se gruaja ka qenë me pushime në plazh tek “Tropikal” Resort në lagjen Nr.13 Durrës.

Sipas dëshmive të familjarëve mësohet se ajo është rrëzuar në lulishten e Tropikalit më  më 9 gusht./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd