


Tiranë, 15 gusht 2015, NOA.al – I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një polici, ndalohet në aeroportin e Rinasit i kërkuari nga policia dhe drejtësia shqiptare.
Besnik Caka (Coka), i cili prej vitesh ishte pajisur me dokumenta angleze me emrin Besnik Morina, u vu në pranga mëngjesin e sotëm teksa po bëhej gati për të udhëtuar drejt Anglisë, në kuadër të operacionit të koduar "Kurthi".
Ai akuzohet se në vitin 1997 në Arren të Kukësit, ka vrarë efektivin e policisë Miftar Krrashi. Gjykata e Dibrës e ka dënuar në janar të vitit 2011 me 25 vjet burg për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake", të kryera në bashkëpunim.
Miftar Krrashi, ish-oficer i Ministrisë së Rendit humbi jetën në 25 korrik të vitit 1997 në krye të detyrës. Ai është shpallur nga Presidenti i Republikës, “Dëshmor i Atdheut”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





