Transmetuar më 15-08-2015, 08:40

Tiranë, 15 gusht 2015, NOA.al- Një kryefamiljar në Tiranë ka përfunduar në pranga, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga dy vajzat adoleshente, se ai i dhunonte dhe ngacmonte seksualisht.

Ngjarja është shënuar në zonën pranë “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ku policia ka vënë në pranga një ditë më parë një 42-vjeçar me inicialet P.B..

Ky i fundit akuzohet nga bashkëshortja dhe vajzat e tij, jo vetëm për dhunë fizike, por edhe se janë ngacmuar seksualisht nga i ati i tyre. Kallëzimin pranë komisariatit numër 2 në kryeqytet e ka bërë bashkëshortja e 42-vjeçarit, A.B., 37 vjeçe, e cila ka sqaruar se prej kohësh bashkëshorti e dhunonte atë dhe vajzat e saj, konkretisht 18-vjeçaren Xh.B. dhe 16-vjeçaren M.B.

Siç shkruan “GSH”, vajzat kanë deklaruar në polici, se herë pas here babai i tyre shkonte i dehur në shtëpi dhe i dhunonte ato. Madje, vajzat kanë shtuar se 42-vjeçari kur ishte i dehur përfitonte që të futej në dhomën e tyre dhe i prekte ato në pjesët intime.

Pas kësaj, policia ka vënë në pranga rreth orës 02:30 të mëngjesit të së premtes babain dhunues.

Uniformat blu kanë marrë në pyetje edhe 42-vjeçarin, i cili nuk ka pranuar që të ketë ngacmuar dy vajzat e tij. I pyetur për dhunën që ka ushtruar ndaj tyre dhe gruas së tij, 42-vjeçari P.B. ka shtuar se ka qenë i dehur dhe nuk mban mend ta ketë bërë një gjë të tillë. Policia vijon hetimet për të mësuar të vërtetën e kësaj historie./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd