
Një episod xhelozie i paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku një 24 vjeçar u hakmorr ndaj të dashurit të gruas, duke i prerë organin gjenital.
Gjithçka ndodh në Tokio, ku i riu i diplomuar në një universitet lokal, tre ditë më parë hyri në zyrën e konsulencës ligjore të rivalit në dashuri, një avokat 42 vjeçar.
I riu me emrin Li Ikki Kozukai, qëlloi disa herë avokatin dhe më pas e shtriu në tokë, duke i prerë organin gjenital me një palë gërshërë që përdoren në kopshtari.
24 vjeçari i trajnuar dhe si boksier, pasi i preu organin gjenital e hodhi në tualet. Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke ndaluar të riun.
Burri i tradhëtuar, rrëfeu se e rrahu të dashurin e gruas dhe më pas i preu organin gjenital. I dëmtuari u shtrua në spital në gjendje të rëndë për shkak të humbjes së gjakut, por jashtë rrezikut për jetën./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





