Transmetuar më 14-08-2015, 22:28

Ushtria turke ka nisur ndërtimin e një muri të ri kundër organizatës terroriste ISIS, në kufi me Sirinë.

Muri i lartë është në fazë ndërtimi në distriktin e Reyhanli, në provincën juglindore të Hatay dhe përbëhet nga blloqe çimentoje tre metra dhe me peshë 7 tonë.

Gjatësia e murit pritet të jetë 8 kilometra. Kjo nismë vjen pas asaj në muajin maj, ku nisi puna për ndërtimin e një muri tjetër të lartë në Yayladagi, në të njëjtën provincë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd