Transmetuar më 14-08-2015, 22:18

Ndonëse ai nuk është i martuar me sa duket dëshirën për të pasur fëmijë e ka të madhe. Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi prezanton “djalin” e tij.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, ku shihet duke mbajtur një kukull me ngjyrë në dorë, ai shkruan, “Ju prezantoj me djalin tem Zorra. I ka ngjajt mamit të vetë, por e kam djalë, s’kam nga t’a çojë. Krenar për ty biri im. Afrikano- Albanez”.
Stresi shihet i buzëqeshur në foto, e cila është realizuar në formë shakaje./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





