
Mbiemrin e ka Trimi, quhet Niko dhe jeton në Stan, fshati lushnjar, por duket se sidomos mbiemri nuk i përshtatet me karakterin e tij. Sepse është i butë, përballë gjërash që shumë burra shqiptarë zor se i durojnë.
Niko, një 36 vjeçar nga Lushnja që shihni në foto më sipër dhe videon më poshtë, tregon se gruaja e tij e rreh, e dhunon psikologjikisht, e tradhton në mënyrë të përsëritur, ikën nga shtëpia dhe ai sërish, duron.
Duron dhe siç thotë, e fal, sepse ka merakun e vajzave të tyre.
Niko Trimi nga Lushnja, në një intervistë me News 24, tregon se me largimin e bashkëshortes, nuk ka kush të kujdeset për vajzat e mitura, 7, 5 dhe 3 vjeçe.
“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore, më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë tre herë të tjera këtë gjë, ka ikur në Kor՞e e ka kapur policia e Korçës. Herën tjetër e kam kapur vetë tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do bëjë më. Edhe vetë e më qe ulur duke thënë nuk ta bëj më. Fëmijët nuk mi donte, mi rrihte, mi torturonte. Ka ikur në mëngjes herët, kemi qenë në gjumë”, – rrrëfen ai.
Niku pohon se është e disata herë që bashkëshortja e tij braktis fëmijët, ndërsa herën e fundit është goditur me një send të fortë nga ajo para se të largohej.
“Erdha në shtëpi i thashë ku e ke telefonin, më tha që e kishte në karikim dhe pashë që atje nuk ishte. Ia gjeta telefonin në trup dhe kur doja t’ja kapja e theu me sforco dhe më goditi mua në fytyrë me një pagure me akull dhe me sende të forta. Kam njoftuar policinë, Vajta bëra denoncimin…”,- tregon 36-vjeçari më tej.
36-vjeçari thotë se me largimin e bashkëshortes, nuk ka kush të kujdeset për vajzat e mitura. “Vajzat janë të vogla duan të hanë të lahen, janë të vogla. Duan shërbimin nga nëna. Ajo ka bërë një krim në radhë të parë vetë ndaj fëmijëve…S’ka kush të mi mbajë, nëna më ka vdekur”.
E pavarësisht asaj që ka ndodhur, ai do të pranonte rikthimin për hatër të fëmijëve. “Për hir të këtyre fëmijëve të vegjël që ka lënë do pranoja”,- thotë burri.
Por telashet duket se nuk kanë të sosur për lushnjarin Niko Timi. Ai tregon se pasditen e së hënës është telefonuar nga një person, i cili i është prezantuar si kushëriri i Rajmondës. “Më ka sharë, më ka ofenduar, kjo nuk fliste. Jam kushëriri i Mondës më tha, por kjo nuk fliste. Ku jeni e pyeta, më tha në Rrogozhinë, pastaj tha jam në Berat po hamë e po pimë në restorant”.
Nisur nga situata e krijuar, 36 vjeçari ka bërë denoncim në policinë e Lushnjes, e cila ka nisur hetimet.
“Ajo të dalë para drejtësisë për gjitha këto që më ka bërë mua dhe fëmijëve të vet, se unë nuk i kam lënë mangët asgjë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





