Transmetuar më 14-08-2015, 20:37

Një krim i shëmtuar, ku një grua gjeti vdekjen gjatë kohës që bënte blerje në një qendër tregtare në Pekin dhe burri i saj mbeti i plagosur.

Një 25 vjeçar me emrin Gao, nga Tonghua, u arrestua nga policia kineze i akuzuar për vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e burrit të saj në Sanlitun Bar Street, zonë e njohur për praninë e madhe të turistëve.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, ku Gao i pajisur me një shpatë për samuraj, sillej rrotull dyqanit të veshjeve Uniqlo dhe krejt papritur i nguli shpatën në gjoks një gruaje kineze ndërsa më pas plagosi burrin e saj francez, i cili tentonte ta shpëtonte.

Në fotografitë dhe videot që qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, shihet Gao që lëviz i armatosur jashtë dyqanit dhe terrorizon të pranishmit.

Më pas ai dorëzohet te agjentët e policisë pa bërë rezistencë, duke u shtrirë në tokë.

Gruaja u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, por vdiq pak orë më vonë, ndërsa burri vijon të jetë i shtruar.

Policia ka hapur një hetim lidhur me këtë rast, por nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për çështjen. Sipas mediave kineze, bëhet fjalë për një sulm të pamotivuar, i cili është kryer nga një person i çekuilibruar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd