



Gabime në drejtësi që kanë një kosto shumë të rëndë. Një burrë amerikan i moshës 63 vjeçare, Lewis Fogle, nga Pennsylvania në vitin 1982 u dënua për përdhunim dhe vrasjen e një 15 vjeçareje, krim i ndodhur në vitin 1976.
Burri është deklaruar gjithmonë i pafajshëm, por për 34 vjet qëndroi në burg. Për rastin e tij u interesua një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e cila kërkoi që të bëhej analiza e ADN-së, e cila nuk parashikohej në kohën e dënimit, për t’a liruar.
Nga marrja e përgjigjes së analizës, u zbulua se sperma e gjetur në qimet publike të trupit të vajzës nuk i përkisnin Lewis.
Siç raporton “Mirror”, hetuesit pretendojnë se Fogle ka gisht gjithsesi në përdhunim dhe vrasje, ndonëse nuk është autori kryuesor.
Për këtë arsye ai duhet të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë, por mund t’i rikthehet lirisë së mohuar për 34 vjet.
Fjalët e para që tha pas lirisë së ndodhur dy ditë më parë ishin, “E vetmja gjë që dua të bëj, është të dal për darkë me time shoqe dhe të shijoj një biftek”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





