Transmetuar më 14-08-2015, 18:38

Kompania ajrore e Emirateve Arabe ka lajmëruar nisjen e udhëtimit pa ndërprerje më të gjatë në botë. Kjo linjë fluturimi do të nisë nga 1 shkurti i vitit 2016 dhe do të lidhë Dubain me Panamanë për 17 orë e 35 minuta.

Gjatë këtij fluturimi do të përshkohen 13 800 kilometër.

Avioni që do të bëjë këtë fluturim do të jetë një Boeing 777-200LR me 266 vende, 8 përpara, 42 klasi i biznesit dhe 216 klasi ekonomik./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd