Transmetuar më 14-08-2015, 18:23











Një gropë shumë e thellë u hap krejt papritmas në Mancunian Way, mes Macdonald Hotel dhe Fairfield Street, në një prej zonave me më shumë trafik në Manchester, Angli.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak për hapjen e gropës dy ditë më parë, janë bërë shirat e rëna ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar rëshqitjen e një pjese të poshtme të rrugës.
Gropa siç raporton BBC, është e thellë 12 metra dhe katër metra e gjysmë e gjerë. Për shmangien e incidenteve të mundshme, trafiku u devijua dhe rruga do të qëndrojë e mbyllur për disa ditë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





