Transmetuar më 14-08-2015, 18:10

Ajo është një prezantuese e suksesshme e përfshirë dhe në botën e biznesit. Por pavarësisht angazhimeve të shumta, me sa duket nostalgjia e kthen pas në kohë.

Alketa Vejsiu publikon në Instagram, një fotografi ku ajo shihet fare e vogël së bashku me vëllanë e saj. Bien në sy tiparet e pandryshuara dhe buzëqeshja që e karakterizon dhe sot.

Bashkëngjitur fotografisë ajo shkruan, “Uaa uaaa. Ç’më dërguan. Unë dhe vëllai të vegjël. Tek sheshi "Skënderbej", foto çast. Rrobat më të mira që kishim”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd