Transmetuar më 14-08-2015, 15:59

Sfida e fundit e aktorëve të Hollywood? Të hanë minj të pjekur në urinën e tyre. Të paktën për aktoren nga Texasi (SHBA), Michelle Rodriguez, e cila është vënë në provë nga reality show i rrjetit televiziv amerikan NBC, “Running Wild with Bear Grylls”, ku personazhet e famshëm pjesë e tij, duhet të mbijetojnë në vende dhe situata ekstreme.

Pjesa e regjistruar në majin e kaluar u transmetua të hënën në rrjetin televiziv amerikan. Në të shihet se si aktores së famshme i japin një provë, ku ha mi të pjekur në urinën e saj.

Pasi kaloi shkretëtirën e Nevada dhe mbeti pa ujë dhe ushqim për dy ditë, aktorja duhet të hante një vakt me mi të pjekur në urinën e saj.

Drejtuesi i emisionit e siguroi Rodriguez se pirja e urinës nuk është e dëmshme, sidomos nëse zjehet më pas, pasi zhduken një pjesë e mikrobeve. Me fytyrën e shtrembëruar, aktorja thotë se “Ka shije pule”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd