Transmetuar më 14-08-2015, 15:29

Sensi i tij i humorit është i dukshëm jo vetëm në skenë por edhe në rrjetet sociale, ku me batuta spontane shoqëron pjesë nga jeta e tij.

Aktori i humorit Julian Deda, publikon në Instagram një fotografi ku është foshnje, të cilën e cilëson si provën e pakundërshtueshme që ai nuk ka lindur plak.

Foton në të cilën shihet një vogëlush buçko dhe me tipare të cilat i ka ruajtur dhe sot ai e shoqëron me fjalët, “Këtu jam unë para 33 vitesh. Ja një provë e pakundërshtueshme që unë nuk kam lindur plak”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd