Transmetuar më 14-08-2015, 15:00

Tiranë, NOA.al- Bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohet nga kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave por vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore. Pas mesditës dhe gjatë pasdites, parashikohen shira me intensitet mesatar në zonat malore, kryesisht ato Lindore. Gjatë natës, vendi do të vijojë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe në temperaturat e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi  jugperëndimor – jugor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Europa Qendrore dhe Juglindore do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Me vranësira dhe shira të përkohshëm paraqiten vendet e Mesdheut dhe zona e Alpeve Europiane.

Europa Veriore dhe Lindore si dhe një pjesë e Jugperëndimit të kontinentit do të ndikohen nga moti i kthjellët me vranësira kalimtare. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd