Transmetuar më 14-08-2015, 11:25

Tiranë, 14 gusht 2015, NOA.al- Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një prononcimi në rrjetin e tij social në Facebook, akuzon Ministrinë e Financave se nëpërmjet tatimeve dhe doganave ka avulluar 25 milion dollarë.

“Ministria e Financave pranoi dje se 25 milionë dollarë "avulluan" në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit. Por nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsion, kontrabandë, hajdutëri me çizme. Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-Meta”, shkruan Basha . /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd