Transmetuar më 14-08-2015, 11:14

Tiranë, 14 gusht 2015, NOA.al- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës pranë QSUT. Policia e cila ka mbërritur ne vendngjarje bën të ditur se nuk ka pasur viktima por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Baushi’, në kryeqytet, pranë QSUT vetëm një metër larg një pallati të banuar.
Nga shpërthimi janë thyer xhamat e disa makinave që ndodheshin të parkuara në atë zonë.
Policia ende nuk ka dhënë informacion të saktë se cili ka qenë objektivi apo autori. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





