Transmetuar më 14-08-2015, 08:21

Kinë, 14 gusht 2015, NOA.al- Pas shpërthimit të fuqishëm të ndodhur dy ditë më parë në qytetin Tainxhin në Kinë, kanë nisur hetimet për të gjetur arsyen ndërsa kompanitë i janë futur punës për  vlerësimin e dëmeve të shkaktuara

Kompanitë nga mbarë bota kanë filluar të vlerësojnë dëmet që iu janë shkaktuar nga këto shpërthime.

Marka franceze e makinave, “Renault” deklaroi se mbi 1 mijë makina të kësaj kompanie janë djegur, por asnjëri nga punonjësit nuk është plagosur.

“Hyundai” kishte rreth 4 mijë makina, por nga kompania kanë thënë se ende nuk janë vlerësuar dëmet.

Ndërsa, nga “Toyota” kanë thënë se fabrikën e tyre janë thyer të gjitha dritaret, por asnjëri prej punonjësve nuk është plagosur.

Shpërthimet ishin aq të mëdha sa që janë kapur edhe nga satelitët në hapësirë, ndërsa janë regjistruar edhe nga sensorët e tërmeteve. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd