
Nëse e krahasojmë bananen me një mollë, ajo ka 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë më shumë vitamina të tjera dhe minerale.
Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Sipas mjekëve popullorë, ai që ha një banane në ditë nuk ka nevojë të vizitohet te mjeku. Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozën dhe glukozën e kombinuar me fibër (lloj substance). Bananja jep energji të qëndrueshme dhe substanciale.
Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banane kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90-minutëshe. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





