Transmetuar më 13-08-2015, 21:10

Sherri mes trajnerit Jose Mourinho dhe mjekes së skuadrës Eva Carneiro, ka marrë vëmendjen e mediave botërore edhe ditën e sotme.

Dailymail ka publikuar një video ku Jose Mourinho i lexohen buzët, teksa i nervozuar shan rëndë Eva Carneiro.

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho është treguar shumë i ashpër me mjeken e skuadrës Eva Carneiro gjatë ndeshjes kundër Swanseas.

Kjo është zbuluar nga një lexues buzësh, i cili zbulon se Mourinho e ka fyer rëndë Evan.

“Hey! Hey! Dil jashtë fushe tani. Ta dhj**** racën”, mësohet të ketë thënë Mourinho. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd