
Kurbin, 13 gusht 2015, NOA.al- Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Kurbin. Mehdi Lilaj, 30 vjeç, banues në Gjorëm, Kurbin dhe Gëzim Lilaj, 44 vjeç , banues në Gjorëm, Kurbin, janë prangosur me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia informon se arrestimi i tyre u bë, pasi në baze të informacioneve të marra në rrugë operative dhe në zbatim të planit të masave të Komisariatit të Policisë Kurbin për kontrollin e territorit në zonën e Bashkisë Mamurras, në fshatin Fushë – Gjorëm dhe pikërisht në oborrin e banesës këtyre shtetasve, mbrapa banesës së tyre u gjetën 134 rrënjë bimë narkotike si ajo e llojit “Cannabis Sattiva”, me lartësi 2 -4 metra.
Në banesën e shtetasit Mehdi Lilaj u gjetën 43 bimë dhe në banesën e shtetasit Gëzim Lilaj u gjetën 91 bimë, gjithsej 134 rrënjë që u asgjësuan në vend me anë të djegies. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





