Transmetuar më 13-08-2015, 14:51

Kavajë, 13 gusht 2015, NOA.al- Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë së Kavajës të akuzuar për kanosje me synim marrjen e një shume të konsiderueshme parash.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në flagrancë i 18 vjeçarit Erion Bërdufi, i 34 vjeçarit Stefan Bërdufi dhe i 15 vjeçarit A.L., që të tre nga Kavaja.

Ata dyshohet se me anë të telefonit, kanë kanosur me qëllim për ti marrë një sasi lekësh 15 vjeçarin A.H., banues në Kavajë.

Tre të ndaluarit i kanë thënë adoleshentit se do e vrisnin nëse nuk u jepte paratë. Kështu paraditen e 11 gushtit, te banesa e të miturit ka shkuar Erion Bërdufi dhe i ka marrë 60 mijë lekë të reja.

Pas kanosjes dhe marrjes së parave, për t’i dhënë fund makthit të tij, i riu ka bërë denoncimin në polici, duke çuar në kapjen e tre të dyshuarve, të akuzuar për kanosje./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd