


Ishte nisur për t’u larë në liqen, por as që mendonte se do të gjente ndonjë gjë brenda tij. Një vajzë 16 vjeçare me pushime në një zonë të Gjermanisë ka gjetur teksa notonte në liqen një pllakë ari me peshë 500 gramë dhe me vlerë 16 mijë euro.
Policia gjermane bën me dije se 16 vjeçarja e gjeti pllakën e arit në një thellësi rreth dy metra, në liqenin Koengse, në rajonin e Bavarisë.
Ajo ia dorëzoi atë policisë, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar nga vinte ari dhe kush ishte pronari i tij. Pas vajzës ka qenë radha e polumbarëve të policisë që janë zhytur për të bërë kontrolle, por që nuk kanë gjetur gjë.
Ky zbulim ka ngjallur zërat për arin e regjimit nazist që dyshohet se ka humbur në liqenin në afërsi të kufirit Gjermani-Austri./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





