Transmetuar më 13-08-2015, 10:59

Krujë, 13 gusht 2015, NOA.al- Një makinë është djegur në Krujë në rrethana ende të paqarta.

Rreth orës 03.35 ndaj të gdhiri, në lagjen “Punëtori” në Krujë ka rënë zjarr në mjetin tip Alfa Romeo me targë AA018 IF në pronësi të 32 vjeçarit K. Lleshi.

Si pasojë e zjarrit mjeti ështe djegur plotësisht. Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrëfikësja dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd