Transmetuar më 13-08-2015, 10:29

Shijak, 13 gusht 2015, NOA.al- Një operacion i policisë së Shijakut i koduar “Banesa 009”, ka vënë në pranga dy vëllezër të mitur të akuzuar për vjedhjen e gjashtë banesave.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se të arrestuarit janë K.Ç., 14 vjeç dhe E.Ç.,13 vjeç,banues në Sukth të Durrësit.

Ata akuzohen se më 12 gusht kanë vjedhur banesat e shtetasve M.Ç. 62 vjeçe, banuese në Sallmone dhe E. Ç. 32 vjeç, banues në Sallmone.

Nga hetimet e policisë dhe në sajë të provave të mbledhura ndaj tyre, rezultoi se dy të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kryer katër vjedhje banesash të tjera të ndodhura në kohë dhe vënde të ndryshme.

Më konkretisht më 4 gusht kanë vjedhur banesën e shtetasit V.N., banues në Katund i Ri; Po më 4 gusht kanë kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.Sh., banues në Qerret; Në 10 gusht kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Ll., banues në Qerret dhe më 11 gusht kanë vjedhur banesën e shtetasit H.S., banues në Sallmone, Durrës.

Ndaj të gjitha rasteve të mësipërme kishte filluar procedimi penal pa autorë dhe çështjet ishin në hetim.

Në deklarimet e marra dy vëllezëeve të mitur, ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjeve duke pohuar se kanë hyrë në banesa gjatë ditës. Ata kanë thënë se fillimisht trokisinin nëpër banesa dhe në rastet kur nuk përgjigjej njeri futeshin brenda dhe realizonin vjedhjet.

Më pas ndërronin veshjet dhe largoheshin me biçikleta. Dy të miturve ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi bizhuterish floriri si unaza, vathë, varëse dhe byzylykë floriri, 40 000 lekë të reja, disa telefona celularë dhe sende dhe orendi shtëpiake.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd