Transmetuar më 13-08-2015, 09:36

Lushnje, 13 gusht 2015, NOA.al- Një i ri i shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Western Union në Lushnje, është vënë në pranga.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 31 vjeçarit Artan Tafani, me banim në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes.

Në ngarkim të tij më 6 gusht, Gjykata e Lushnjes ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Tafani akuzohet se më 15 korrik në bashkëppunim me Ersant Dervishin, i cili është ndaluar më herët kanë vjedhur me dhunë dyqanin e Wester Unionit në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, duke marë shumën prej 4 mijë euro./a.y/noa.al Grabitja e Western Union në Lushnje, arrestohet autori i maskuar

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd