Transmetuar më 13-08-2015, 09:21

Mirditë, 13 gusht 2015, NOA.al- Dy vëllezër në Mirditë janë vënë në prangat e policisë të akuzuar për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në orët e para të mëngjesit u ndaluan Albert Prenga 27 vjeç dhe Eduart Prenga 25 vjeç me banim në Fanë të Mirditës.

Dy të rinjtë janë kapur nga policia duke drejtuar mjetet kamion IFE targa TR1857A dhe kamion Mercedez benz me targa TR7984T pa leje drjetimi përkatëse dhe duke transportuar lëndë drusor ahu, pa dokumentacion e duhur ligjor.

Gjithashtu gjatë shoqërimit për në komisariat vëllezërit Prenga kanë kundërshtuar punonjësin e policisë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd