Transmetuar më 13-08-2015, 08:57

Shkodër, 13 gusht 2015, NOA.al- Në kërkim për plagosje të rëndë, një 36 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës.

Artan Kurtaj u ndalua ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim më 10 gusht, si autor i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se të hënën pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me çekiç 56 vjeçarin Z.Xh., banues Shkodë.

I dëmtuari ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit Rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë shëndetësore./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd