Transmetuar më 13-08-2015, 08:26

Efekti është vërtetë mbresëlënës, në të njëjtën fotografi shihet ylberi me rrufenë. Një spektakël i fiksuar pranë Marana, qytezë në Arizona të SHBA, nga një shitës imobiliar me një pasion të madh për fotografinë, Greg McCown, i cili prej shtatë vitesh gjurmonte një moment të tillë.

Për realizimin e saj përdori një lightning trigger, një aparat që tregon rrugetë dhe bën që të shkrepet automatikisht aparati fotografitë.

I ndihmuar nga fotografët Bryan Snider dhe Chris Frailey, McCown fiksoi momentin e rrufesë.

“Më në fund, pas shumë tentativash arrita të fiksoj imazhun e rrufesë dhe të ylberit në të njëjtin moment”, shkroi në Facebook, fotografi i emocionuar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd