





E bukur, bionde dhe shumë hajdute. Bruna Cristine Menezes de Castro, 25 vjeçe është një modele braziliane e njohur si “Barbie” në rrjetet sociale.
Ajo u arrestua në Goiania në qendër të vendit me akuzën e mashtrimit. Sipas policisë mbi 500 persona janë mashtruar në pesë vitet e fundit nga e reja, e cila përfitonte nga pamja e saj për të futur në kurth viktimat.
Bukuroshja “Barbie” kishte arritur deri aty sa të thoshte se kishte nevojë për para pasi ishte prekur nga kanceri.
Në bazë të hetimeve, është zbuluar se ajo krijonte profile të rreme në rrjetet sociale ku lajmëronte shitjen e produkteve të rëndësishme, si smartphone, kozmetikë dhe parfume. Sa po merrte pagesën, ajo zhdukej pa dorëzuar asgjë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





