




Këto ditë të nxehta vera kanë qenë të mbushura me kënaqësi dhe punë për këngëtaren e njohur Aurela Gace.
Pothuajse çdo fundjavë ajo ka qenë e angazhuar nëpër koncerte dhe aktivitete të tjera duke ndezur peshe gjithë jugun e vendi.
Ashtu siç bën të ditur edhe ajo vete, pjesën më të madhe të koncerteve e ka pasur ne Vlorë dhe plazhet për rreth tij.
Këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram nuk harron asnjëherë të falënderojë të gjithë ata që e ndjekin në koncerte.
Ajo shprehet se jep kënaqësi, por edhe merr shumë kënaqësinë dhe energjinë pozitive nga të gjithë të pranishmit , të cilët bëhen njësh me të gjatë perfomancave. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





