Transmetuar më 12-08-2015, 20:56

Kinë, 12 gusht 2015, NOA.al- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qytetin Tianjin të Kinës. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në një terminal kontenierësh, pasi qyteti i Tianjinit është një qytet industrial. Mendohet se nga shpërthimi kanë mbetur deri tani 7 viktima dhe mbi 400 persona janë plagosur.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por video nga vendi i ngjarjes tregojnë sesa i madh ka qenë shpërthimi. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





