Transmetuar më 12-08-2015, 20:19

Vlorë, 12 gusht 2015, NOA.al-  Një trup pa jetë  gjendet në breg të detit. Trupi është zbuluar në Jalë të Himarës, në vendin e quajtur "Gjipe" rreth 1 milje në thellësi të detit.

Policia bën të ditur të dhënat e kufomës me qëllim identifikimin e kufomës.  Trupi i pa jetë është i seksit mashkull, trup normal jo i shëndoshë, i gjatë 175cm, me flokë të thinjura, pak të rëna në pjesën e kokës. Kufoma mban veshur vetëm pantallona të shkurtra ngjyrë blu e hapur me vija anash. Mendohet se i përket moshës 50-60 vjeç.

Trupi ndodhet në morgun e Vlorës dhe ende nuk paraqitur ndonjë person apo familjarë për tu interesuar për të.

Gjithashtu po punohet edhe për të zbuluar shkakun e vdekjes. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd