Transmetuar më 12-08-2015, 17:53

Kukës, 12 gusht 2015, NOA.al- Konflikti për një kanal uji sa nuk jua ka marrë jetën anëtarëve të familjes Meçi dhe Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lojme, në Kukës.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, me akuzën për vrasje në tentativë.

Persona e arrestuar janë  Shpëtim Meçi  47 vjeç dhe Besmir Krasniqi, vjeç 27 dhe Selami Krasniqi 21 vjeç.

Arrestimi i shtetasve u bë pasi  sot, në vendin e quajtur “Burimi i LLAKAFIT”,  fshati Lojme, Kukës, për motive pronësie, shtetasit Selami dhe Besmir Krasniqi  vëllezër  janë konfliktuar  me shtetasit Shpetim dhe Dashmir Meçi. Personat e përfshirë në konflikt janë plagosur me mjete te forta ,vegla bujqësore dhe armë të ftohta me thike me njëri-tjetrin ku kanë mbetur të plagosur dhe  konkretisht: Dashmir Meçi, 18 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës, i cili ndodhet i shtruar në spitalin Kukës në gjendje të rëndë për jetën.

Besmir Krasniqi, 27 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës,  i cili ndodhet i shtruar në spitalin rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën, dhe Shpëtim Meçi, 47 vjeç , banues në fshatin Lojme, Kukës  jashtë rrezikut për jetën.   /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd