Transmetuar më 12-08-2015, 16:22

Futbollisti i Barcelonës Ivan Rakitic ka kaluar pushimet në ishujt Maldive së bashku me bashkëshorten e tij Raquel Mauri.

Lidhja e Rakitic me Raquel Mauri është paksa e veçantë pasi vajza bukuroshe më parë ka qenë kamariere në një nga hotelet e Sevillian ku ka jetuar disa kohë futbollisti.

Ratikic ka treguar për mënyrën e njohjes me bashkëshorten me të cilën kanë edhe nje fëmijë të vogël.

“Të nesërmen do të kisha vizitat mjekësorë me Sevillian dhe isha disi nervoz, dhe nuk doja të flija ndaj shkova në barin e një hoteli me vëllain tim. Gruaja ime në atë kohë shërbente në atë vend. Ishte 27 janar, dhe kishin mbetur edhe 4 ditë nga merkatoja e transferimeve. Kisha folur me presidentin dhe i thash vëllait që nesër do të shkoj të nënshkruaj kontratën e re, dhe do të martohem me këtë kamariere”, tha Rakitic.  /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd