
Tiranë, 12 gusht 2015, NOA.al-Ishf-futbollisti i njohur shqiptarë Redi Jupi kthehet në krye të Kombëtaren U21, pas largimit të Skënder Gega. Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, i cili ishte vëzhgues talentesh në Përfaqësuesen e madhe tashmë do të mbajë rolin e trajnerit në ekipin U21.
Hera e fundit që Jupi ka drejtuar një skuadër ishte në vitin 2008-2009 ku mbante postin e trajnerit të skuadra e Dinamos. Prej asaj periudhe, Jupi ishte shkëputur nga roli i trajnerit dhe me ardhjen e De Biazit në stolin kuqezi, ai u emërua vëzhgues talentesh. Tashmë Jupi do të marrë detyrën e tij të re.
Ndryshime edhe te Kombëtarja U 19. Arian Bellai ulet në stolin e kësaj Kombëtare duke zënë kështu vendin e Altin Lalës. Arian Bellai ka qenë më parë trajner i Luftëtarit ekip ku doli si lojtar dhe nisi karrierën si futbollist profesionit. Altin Lala e ka lënë rolin e trajnerit për shkak të angazhimeve të tjera duke u pasuar pikërisht nga Bella, i i cili ishte pjesë e stafit të U19. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





