Transmetuar më 12-08-2015, 15:00

Tiranë, NOA.al- Gjatë paradites veriu paraqitet me kthjellime por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë në Qendër dhe Jug të vendit. Në mesditë vranësirat do të fuqizohen në Jug- Qendër duke rrezikuar këto zona nga rrebeshe të përkohshëm shiu. Moti i kthjellët rikthehet në territor në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por një rritje me 1- 2 gradë, do të sjellin orët e mesditës. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në bregdetin verior duke arritur shpejtësi 33 km/h nga drejtimi veriperëndimor- verior, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Ishujt Britanikë dhe brigjet perëndimore të Europës do të dominohen nga vranësira të shoqëruara me stuhi ere dhe rrebeshe shiu. Po ashtu, me vranësira dhe shira të herë pas hershëm paraqitet Italia Jugore dhe pellgu i detit Egje. Kthjellime dhe temperatura të larta do të dominojnë Europën Qendrore dhe Lindjen e kontinentit Europian./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd