Transmetuar më 12-08-2015, 14:50

Kavajë, 12 gusht 2015, NOA.al- Një pushues ka humbur jetën i mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Viktima i moshës 59 vjeçare Telhad Hasani, ka qenë duke u larë në det, në momentin që ka humbur ndjenjat dhe është fundosur në ujë.

Pushuesit që kanë parë gjithë skenën i kanë ardhur në ndihmë, por pa mundur ta shpëtojnë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se pushuesi ka pësuar infarkt, çka ja ka bërë të pa mundur daljen nga uji.

Mësohet se Hasani nga Dibra e Madhe ndodhej për pushime bashkë me familjen.

Lidhur me kërtë ngjarje nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet, për të zbardhur rrethanat e gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd