


Alkooli dhe telefonat celularë, sidomos ata të gjeneratës së fundit, mund të jenë një kombinim fatal.
Këtë gjë me sa duket nuk e dinte Patrick Davidson, një student i ri, i cili është bërë protagonist i një gafe epike, e raportuar në sajtin Reddit.
I riu pas një nate të kaluar duke pirë, i dërgoi një e-mail mësuesit të tij, zotit Martin plot me fyerje.
Është ky teksti i e-mail që mund t’i kushtojë shtrenjtë Patrick:
“Zoti Martin, doja vetëm të të thosha se ti je një bir k… dhe më vjen keq që të kanë rënë edhe flokët. Nëse doni mund t’ju prezantoj një vajzë që mund ti bëjë flokët tuaj të rriten sërish dhe mund t’iu rikthejë dëshirën për seks. Ndër të tjera do të doja të kërkoja një shtyrje afati për dorëzimin e detyrës sime. Tani jam shumë i dehur dhe nesër do kem nevojë për t’u rekuperuar. Të dua shumë, shihemi të hënën. Pushim të mbarë”.
Pas këtij e-maili zoti Martin, kthen një përgjigje edhe më mbresëlënëse se mesazhi i marrë.
Ja ç’shkruan ai për Patrick, “Me sa duket ke kaluar një mbrëmje të paparë. Po të lë afat për të dorëzuar detyrën deri të mërkurën ora 23.59. Të lutem konsultohu me programin e studimeve për mënyrën e dorëzimit të projektit. E vlerësoj shumë shqetësimin tënd për rënien e flokëve të mi, por time shoqeje i pëlqej gjithsesi. Nuk fitoj mjaftueshëm sa t’i lejoj vetes një transplant. Përveç kësaj, çfarë pive natën e kaluar? Herës tjetër që do më dërgosh e-mail, dua edhe unë një shishe nga ajo që ke pirë ti, në mënyrë që të harroj atë që ke thënë. Pushim të mbarë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





