Transmetuar më 12-08-2015, 12:00

Është bërë mjaft e famshme fotografia selfie e një djali 20 vjeçar, Gilbert Phelps, i cili ka fiksuar me celularin e tij momentin e arrestimit, pasi u kap nën drejtimin e makinës nën efektin e marijuanës.
I riu i kërkoi agjentit që e ndaloi gjatë natës në Iowa City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një fotografi madje polici bëri edhe shenjën “Ok” me gisht.
Fotografia u publikua në rrjetet sociale mes adoleshentëve dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





