
Tiranë, 12 gusht 2015, NOA.al- Hiqet tregu i rrobave të përdorura në sheshin e Brrylit në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një foto në rrjetin social “Facebook” tregon pamje të ndërhyrjes së punonjësve të bashkisë dhe një tjetër pamje kur ky shesh përdorej si treg për rroba të përdorura.
“Mirëmëngjesi Brryli! Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t’i mbajmë pastër ju lutem!”, shkruan Veliaj.
Fundjavën e ardhshme Bashkia e Tiranës pritet të ndërmarrë një aksion masiv për lirimin e hapësirave publike në të gjithë territorin./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





