
Kurbin, 12 gusht 2015, NOA.al- Dhuna sistematike ndaj të atit i ka kushtuar prangat një të riu në Mamurras.
Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në flagrancë i 21 vjeçarit Argjentin Roshi, me banim në Mamurras të Kurbinit.
Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme ka bërë kallëzim babai i tij P.Roshi, 60 vjeç, banues në Mamurras.
Siç raporton Noa.al, i dëmtuari ka thënë në polici se djali i tij dje dhe në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij duke i shkaktuar dëmtime, gjithashtu i ka dëmtuar derën e banesës.
Në ngarkim të Argjentin Roshit materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale “Dhuna në familje”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





