Transmetuar më 12-08-2015, 09:22

Berat, 12 gusht 2015, NOA.al- Lejimi i dëmtimit të basenit të lumit Osum në Berat, ka bërë që të nisë procedimi penal ndaj tre personave.

Policia e Beratit thotë se ka nisur ndjekjen penale ndaj F.T., 27 vjeç, Sh.L., 28 vjeç dhe A.A., 30 vjeç, që të tre banues në Berat.

Hetimi ndaj tyre nisi pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën si inspektor të administrimit të ujrave në qarkun e Beratit, dhe kanë lejuar dëmtimin e basenit të lumit Osum.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd