
Durrës, 12 gusht 2015, NOA.al- Një shqiptar i Kosovës është ndaluar nga policia në Durrës i kapur me armë, pas kanosjes së bërë ndaj një personi tjetër.
Mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i 66 vjeçarit Bajram Pajaziti me banim në Prishtinë.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se në lagjen Nr.13 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, 37 vjeçarin A.K., banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik Pajazitit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pistoletë model 57, kalibri 7.62 mm dhe një krehër me shtatë fishekë kalibër 7.62mm.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





