
Korçë, 12 gusht 2015, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Korçë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Dishnicë-Korçë, pranë një karburanti 60 vjeçari Petrit Hoxholli, nga fshati Shamoll, duke drejtuar mjetin tip motorr, është aksidentuar pasi ka rreshkitur në rrugë.
Gjatë kohës që ka ndodhur aksidenti, ai ishte vetëm, por si pasojë e përplasjes së shkaktuar prej daljes nga rruga ka pësuar dëmtime të shumta.
60 vjeçari u dërgua në spitalin e Korçës, ku aktualisht paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e uniformave blu po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





