Transmetuar më 12-08-2015, 07:53

Një bllok guri i përpunuar i gjatë 12 metra u gjet në fund të detit në kanalin e Siçilisë në rreth 40 metra thellësi, në sajë të të dhënave të mbledhura nga gjeologët italianë të Istituto Nazionale di Oceanografia e di Geofisica Sperimentale (Ogs) nëTrieste.

Blloku dëshmon praninë e popullsive antike në këtë pjesë të Mesdheut, kur niveli global i detit ishte më i ulët 40 metra.

Në sajë të studiuesve italianë në bashkëpunim me ekipin izraelit të Universitetit të Tel Aviv, u zbulua se ky është një prej vendeve më antike të njohura deri më tani. Rezultatet e këtij studimi u botuan në revistën shkencore “Journal of Archaeological Science: Reports”.

Bazuar në analizën e të dhënave të mbledhura, thuhet se më parë në këtë pjesë ku aktualisht ka det kanë jetuar njerëz rreth 9500 vite më parë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd