Transmetuar më 11-08-2015, 22:05

Dy modele të hijshme, me bikini tërheqin vëmendjen e kalimtarëve, ndërsa mbajnë një karrocë ku përgatisin hot- dog. Përtej provokimit, i cili mund të duket pak seksist, ato kanë një arsye të fortë të cilën e mbështesin.

Bëhet fjalë për fushatën e radhës sensibilizuese “Go Veg” i PETA (People for the Ethical Treatment of Animals), organizatë ndërkombëtare në mbrojtje të kafshëve, e cila tenton të sensibilizojë opinionin publik që të përqafojnë teoritë vegjetariane.

Në Londër vend ku po zhvillohet fushata, janë habitur shumë njerëz, ndërsa në mbështetje të kësaj nisme ka dalë në mbështetje një ish- dyqan mishi, mjaft i njohur në kryeqytetin anglez.

Hot- dogët e përgatutir dhe të shërbyera nga modelet seksi, janë me përmbajtje vegjetariane./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd